Lexoni edhe:
Praktikoni këtë test për të zbuluar se ç’po shkon keq me shëndetin tuaj
Të djegurat në gjoks, urthi, që zgjat më shumë se tri javë apo më shumë dhe ju mundon për çdo ditë, mund të jetë shenjë e kancerit. Hulumtimi, të cilin e kishin kryer ekspertët britanikë, ka treguar se vetëm 55 për qind e nejrëzve e vizitojnë mjekun pasi të ndjejnë të djegura të shpeshta në gjoks, e që shpeshherë ka rezultuar që të jetë shenjë e kancerit në lukth ose ezofag. Diagnostikimi i hershëm i këtyre llojeve të kancerit është me rëndësi të madhe dhe shton gjasat për një shërim të suksesshëm.
Praktikoni këtë test për të zbuluar se ç’po shkon keq me shëndetin tuajLexoni edhe:
Rreth 67 për qind e njerëzve në fazën më të hershme t tij jetojnë deri në pesë vite më gjatë, por se shifra bie nën tri, kur diagnostikimi bëhet në fazën e fundit. Hulumtimi, në të cilin kishin marrë pjesë 1.046 persona ka treguar se 59 për qind e të anketuarve nuk e dinë se urthi mund të jetë shenjë e kancerit, e vetëm 15 për qind e tyre kishin qenë të sigurt se urthi është simptomë e kancerit. Edhe një simptomë tjetër që është përmendur është përtypja me vështirësi e ushqimit. Anketa ka treguar se 70 për qind e të anketuarve nuk e dinë se vështirësitë në përtypjen e ushqimit janë shenjë e kancerit, derisa 14 për qind kishin qenë të sigurt se kjo është shenjë apo simptomë e kancerit.
(Kosova Sot Online)