7 arsye pse duhet të konsumoni një gotë ujë të ngrohtë

  • E.K /
  • 21 January 2021 - 10:50
7 arsye pse duhet të konsumoni një gotë ujë të ngrohtë

Uji është burim i jetës dhe shëndetit, kështu që nuk duhet të çuditemi pse për çdo ditë duhet të konsumojmë nga shtatë apo tetë gota ujë. Shikojeni se çfarë ndikimi ka uji i ngrohtë për trupin dhe organizmin e njeriut.

1. Konsumimi i një gote të ujit të ngrohtë në ditë pastron lëkurën, e sidomos ju sugjerohet atyre personave me lëkurë të tharë dhe që vuajnë nga aknet.

2. Uji i ngrohtë relakson muskujt, kështu që konsumimi i tij relakson edhe ngërçet gjatë ciklit menstrual.

3. Në mëngjes para ushqimit një gotë me ujë të ngrohtë zgjedh problemet e tretjes dhe problemet me fryrje dhe grumbullimin e gazrave.

4. Konsumimi i ujit të ngrohë ndihmon te infeksionet urinave dhe zvogëlon djegiet në gjoks.

5. Uji i ngrohtë shton qarkullimin e gjakut, djersitjet dhe nxit largimin e helmeve nga trupi dhe ndihmon punën e mëlçisë dhe veshkave.

6. Nëse pini një gotë ujë një orë para shujtës, do ta përshpejtoni metabolizmin dhe do ta nxitni shkrirjen e kalorive.

7. Konsumimi i rregullt i ujit të ngrohtë ndihmon kundër astmës, e kjo ju forcon që të luftoni ftohjen dhe gripin

(Kosova Sot Online)