Del studimi i ri, ja çfarë u shkakton meshkujve kjo simptomë e zakonshme e COVID-19

  • G.G /
  • 21 January 2021 - 10:56
Del studimi i ri, ja çfarë u shkakton meshkujve kjo simptomë e zakonshme e COVID-19

Një nga simptomat e Covid mund të çojë në infertilitet mashkullor, sipas një studimi të fundit. Burrat që kanë temperaturë të lartë pas infektimit me koronavirus, mund të përballen me probleme të fertilitetit më vonë, sipas The Sun.

Ekspertët kanë paralajmëruar në një studim të fundit se temperaturat e lartë shkakton ënjtje të dëmshme në testikujt e burrave.

Dhe tre simptomat kryesore të COVID-19 janë temperature e lartë, kolla e vazhdueshme dhe humbja e shijes si edhe nuhatjes.

Temperaturat e lartë zakonisht konsiderohet të jetë mbi 38 gradë.

Disa prej burrave që kishin temperaturë të lartë ndërsa ishin të infektuar me koronavirus, më vonë zbuluan se kishin dëmtime të indeve të testikujve.

Shkencëtarët kanë zbuluar prova se Covid-19 mund të ketë implikime të konsiderueshme tek pjellorja, në një studim të fundit nga Universiteti Assam, të botuar nga Royal Society.

“Kjo mund të përbëjë kërcënim global për potencialin e fertilitetit mashkullor, pasi burrat janë më të prirur të infektohet me COVID, sesa gratë. Duhet ende kohë për të kuptuar efektin e SARS-CoV-2 në pjellorinë mashkullore për shkak të mungesës së studimeve të mjaftueshme afatshkurtra dhe afatgjata. Sidoqoftë, provat e reja tregojnë mundësinë e dëmtimit të testikujve për shkak të infeksionit SARS CoV-2, i cili nga ana tjetër mund të rrezikojë potencialin e fertilitetit tek burrat. Temperatura e lartë e lidhur me infeksionin e SARS-CoV mund të çojë në zhvillimin e orkitit tek burrat ndjekur nga mosfunksionimi i testikujve”– thuhet në studim.

(Kosova Sot Online)