Të gjitha dobitë e boronicave

  • A.P /
  • 25 January 2021 - 15:22
Të gjitha dobitë e boronicave

Gjërat e mira janë të vogla", thotë një thënie, e cila iu përshtatet shumë mirë boronicave. Që të gjithë e dimë se boronicat janë të dobishme, por shumica prej nesh nuk i dimë të gjitha dobitë e tyre. Ja disa nga arsyet pse duhet të hamë sa më shumë boronica, apo të pimë lëngun e tyre.

Ato e stimulojnë imunitetin. Kjo d.m.th. se ato na mbrojnë nga ftohjet, gripat, si dhe nga sëmundjet e tjera. Po ashtu, boronicat janë të pasura edhe me vitaminë C dhe kanë veti të forta antibakteriale dhe antivirale. Boronicat janë efikase edhe kundër kancerit të llojeve të ndryshme, duke filluar nga kanceri i gojës, vezoreve, zorrës së trashë, mëlçisë, prostatës, mushkërive, lukthit dhe gjinjve. Boronicat po ashtu ndikojnë në shkrirjen e dhjamit rreth belit, e rrisin fuqinë funksionuese të trurit (duke përmirësuar sidomos memorien), pastaj përmirësojnë shëndetin e syve dhe të zemrës (përbërësit e boronicave forcojnë muskulin e zemrës, kurse luteina është e dobishme për shëndetin e syve), e mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak, ngadalësojnë plakjen dhe luftojnë infeksionet e traktit urinar. 

(Kosova Sot Online)