
Lexoni edhe:
Zeqiraj: 100 eurot e Kurtit në kohë fushatash zgjedhore me qëllim përfitimi të votave
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Ta them të drejtën, nëse rizgjohet elektorati i fjetur i LDK-së pas bashkimit të kësaj partie, lehtë mund të ndodhë që LDK-ja në këto zgjedhje ta ketë një rezultat të papritur edhe për analistët që kanë një përvojë të gjatë në përcjelljen e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. Kjo mund të ndodhë për faktin se Albin Kurtit tashmë i doli ngjyra si politikan që kërkon të dominojë politikisht dhe të marrë të gjitha pozicionet. Me siguri ju kujtohet rezultati i VV-së në zgjedhjet e vitit 2021, kur askush s'e priste një rezultat aq të lartë.
Zeqiraj: 100 eurot e Kurtit në kohë fushatash zgjedhore me qëllim përfitimi të votave
Lexoni edhe:
-Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK. Faktori kyç është se VV-ja në këto gjashtë vite nuk ka ditur të qeverisë si duhet. Kjo ndodh për faktin se Albin Kurti ka mendësi të majtë politike. Dhe kjo mendësi e majtë politike nuk di të qeverisë. Familjet nuk ndihmohen me 100 euro. Por duhet bërë përpjekje që çdo familje që jeton në Kosovë, së paku një anëtar i familjes të ketë një vend pune. Kjo bëhet përmes projekteve qeveritare të zhvillimit të shtetit e jo me faljen e 1.2 miliard eurove Serbisë duke blerë rrymë. E ku në Kosovë shumë fshatra flenë mbi thëngjill e minerale të tjera, që nëse do të kemi në të ardhmen një grup ekspertësh që do të qeverisin, Kosova do të zhvillohet shumë shpejt.
E sa i përket ndikimit të Vjosa Osmanit, se ajo po mbivlerësohet nga analistët, unë mendoj se duhet shikuar se sa vota ia ka sjellë ajo VV-së kur ka kandiduar në vitin 2021. E tash, a do t'i rikthejë këto vota 100% në LDK apo një pjesë të madhe të tyre, mbetet të shihet pas zgjedhjeve të 7 qershorit, që janë shumë afër. Por një gjë dëshiroj të them, se LDK-ja do të ketë një rritje të dyfishuar e pak më shumë në këto zgjedhje. A do të mjaftojë të dalë e para, këtë do ta tregojë votuesi më 7 qershor, ditën e diel.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".