5 ushqimet kryesore që nuk duhet të mungojnë asnjëherë në shtëpinë tuaj

  • G.G /
  • 25 January 2021 - 11:12
5 ushqimet kryesore që nuk duhet të mungojnë asnjëherë në shtëpinë tuaj

Faktorët që ndikojnë në mirëqënien e popullatës janë të ndryshëm, përfshirë këtu aktiviteti fizik apo menaxhimi i stresit, megjithatë faktori kryesor mbetet mënyra se si ushqeheni dhe çfarë konsumoni. Ka disa ushqime bazë sipas dietologëve që nuk duhet të mungojnë kurrësesi në frigoriferin tuaj, për të pasur një imunitet sa më të fortë që janë. Ne i sjellim ato më poshtë sipas ‘HealthyOnline’:
1. Frutat
Mund t’i shoqëroni me mjalt ose kos.
2. Perimet
Edhe perimet (e ngrira) janë në listë. Një nga mënyra më të lehta të gatimit është t’i piqni në furrë me vaj ulliri, hudhra dhe erëza.
3. Bukë
Buka integrale është një nga sugjerimet më të shpeshta që vjen nga dietologët. Mund ta kombinoni atë në shumë forma duke bërë tost.
4. Fruta të thata
Ekspertët thonë se duhet të hani dy grusht fruta të thata çdo ditë pasi kjo ndihmon në uljen e rrezikut të atakut të zemrës, kancerit dhe çështjeve të tjera shëndetësore.
5. Drithërat e plota
Me drithëra ju mund të gatuani vakte, mes-vakte të vogla gjatë ditës duke ngrënë kështu shëndetshëm.

(Kosova Sot Online)