Si të humbim peshë dhe mos të shtojmë?

  • G.G /
  • 27 January 2021 - 10:25
Si të humbim peshë dhe mos të shtojmë?

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës thonë ekspertët dhe shumë akoma nuk i japin rëndësinë që meriton, ose e shmangin totalisht. Gabim! Sepse nga ushqimet që hamë në mëngjes varet gjithë ecuria e ditës sonë, sa uri do kemi, si do jemi me humorin, sa energji do kemi.

Nuk ka rëndësi nëse ju duke u përpjekur të dobësohesh, apo thjesht do të balancosh trupin me të ushqyerin shëndetshëm, ka 7 ushqime që duhen hequr nga tryeza në mëngjes…

Lëngjet e frutave të paketuara përmbajnë vlera ushqyese, por shumë kalori dhe nuk kanë sasinë e duhur të proteinave dhe fibrave që të na japin ndjesinë e ngopjes për disa orë.

Dithërat e paketuara janë plot me sheqer dhe kalori të panevojshmë, kështu që mos bini në kurthin e marketeve.

Avokado Tost nuk duhet konsumuar nëse ke si qëllim të humbësh kile. Në vend të bukës kombinoje me vezë dhe mos ha porcion më të lartë se pëllëmba e dorës.

Tostat dhe sanduiçët janë mëngjes me shumë karbohidrate dhe kalori, por pa fibra që janë shumë të rëndësishme për një ditë energjike. Hiq bukën dhe zëvendësoje me frut, ose smoothie. Në vend të proshutës, konsumo vezë.

Kafe dhe biskota nuk janë një kombinim i mirë për mëngjes. Kafja nuk duhet konsumuar me sheqer nëse je në dietë, ndërsa biskotat nuk duhen konsumuar për shkak të karbohidrateve. Në vend të tyre hani bajame.

Fruta dhe Smoothie janë të shëndetshme, por nuk japin rezultatin që duhet nëse nuk kombinohen mirë. Shto kos, ose qumësht, fruta, fara chia, pak avokado, fruta të thata dhe ke brenda një gote çdo gjë që të duhet.

Briosh dhe kapuçino ka aq kalori sa një pjatë pasta. Bëjini vet llogaritë se sa dëm ju shkakton nëse doni të dobësoheni. Mundohuni ta merrni veten me të mira me to vetëm në fundjavë.

(Kosova Sot Online)