Skuqje dhe ënjtje! “Gjuha e Covid-it”, një tjetër simptomë e frikshme e virusit

  • G.G /
  • 27 January 2021 - 10:37
Skuqje dhe ënjtje! “Gjuha e Covid-it”, një tjetër simptomë e frikshme e virusit

Ajo që po cilësohet si “gjuha e Covid-it” mund të jetë shenja më e re e virusit. Një studim i realizuar në Spanjë vërejti se si personat e infektuar shfaqnin probleme shëndetësore, përfshirë irritim apo pamundësi për gëlltitje ose kapërdim të ushqimit.

25 përqind e pacientëve patën inflamacion, saktësisht shfaqje të gungave apo ulçer në gjuhë. Një vëzhgim në një spital të Madrid-it, kundrejt 666 pacientëve pozitivë, të konsideruar me simptoma të mesme zbuloi se mjekët dhe infermierët arritën të identifikonin kavitete orale. Po kështu, të infektuarët patën skuqje dhe djegie të pëllëmbëve të duarve dhe shputave të këmbëve.

Sa u takon probleme shëndetësore me gjuhën, ndryshimi më i zakonshëm që ndodhi te pacientët ishte papilliti gjuhësor kalimtar, i cili është përkeqësimi i papilave, ose gunga të vogla në sipërfaqen e gjuhës. Të tjerë, saktësisht një 6.6 përqindsh pësoi fryrje të gjuhës dhe ndryshim të ngjyrës së saj. Ndërkohë, 40 përqind pati ndryshime në duar dhe këmbë, fryrje, njolla skuqjeje dhe kruarje të vazhdueshme. Përfundimet shkencore u botuan në “British Journal of Dermatology”.

“Për ta përmbledhur, pothuajse gjysma e pacientëve me simptoma të mesme, të shtruar në spital gjatë një periudhe dyjavore shfaqën shqetësime me zgavrën e gojës, si dhe duart e këmbët. Këto simptoma mund të na ndihmojnë të diagnostikojmë infeksionin COVIDë19 dhe ta mbajmë nën kontroll në mënyrë rutinore”, thuhet në studim.

(Kosova Sot Online)