Bima e melisës kthen vullnetin e jetesës

  • E.K /
  • 27 janar 2021 - 10:49
Bima e melisës kthen vullnetin e jetesës

Kjo bimë e bukur me aromë limoni, të cilën bletët e duan shumë (lat. Melissa officinalis), është një nga bimët e rralla që njëkohësisht është shëruese, me aromë të këndshme, zbukuruese, përdoret si erëz.

VETITË SHËRUESE TË BIMËS

Shumë studime janë bërë rreth ndikimit të saj në stres, pagjumësi dhe tensionim, e të gjitha studimet e kanë vërtetuar efektin e saj. Është vërtetuar se kjo bimë shton përqendrimin dhe nxit zgjidhje më të mirë gjatë testeve. Po ashtu konsiderohet si antioksidues, që mbron qelizat e trupit nga dëmtimet si pasojë e oksidimeve, ndihmon edhe kundër sëmundjes së Alzheimer-it. Sipas mjekëve dhe hulumtuesve, kjo bimë shëron edhe çrregullimet në tretje siç janë ngërçet dhe urdhja në gojë. Posedon efekte të forta kundër viruseve, shkurton jetëgjatësinë e sëmundjeve.

NDIKIMI SHËRUES I BIMËS SË MELISËS

Ndihmon te depresioni dhe stresi, pakëson dhimbjet e kokës, dhuron gjumë të rehatshëm, ndihmon te puna e ngadaltë e gjëndrave, zvogëlon temperaturën e lartë, zbut ngërçet gjatë shtatzënisë dhe ciklit menstrual, ndihmon te urdhja si dhe shton kreativitetin dhe përqendrimin.

(Kosova Sot Online)