Të dy llojet e diabetit mund të shërohen nga një pilulë e vetme

  • E.K /
  • 28 January 2021 - 11:24
Të dy llojet e diabetit mund të shërohen nga një pilulë e vetme

Një tabletë me probiotikë mund ta shërojë trupin nga të dyja llojet e diabetit, pohojnë shkencëtarët. Ilaçi i ri, i cili përmban baktere të gjalla nga zorrët e njeriut, është vërtetuar se në mënyrë drastike ulë nivelin e sheqerit në gjak. Pankreasi është organi, i cili kontrollon glukozën në trupin e individëve të shëndetshëm. Por, shkencëtarët nga universiteti në Nju-Jork kanë zbuluar një proteinë që sekretohet prej probiotikëve të njeriut, i cili ndryshon pankreasin me zorrët që gjenden në zorrët e sipërme të njeriut.

Ky zbulim do të mund të ndikojë në shërimin e të dyja llojeve të diabetit, tipit 1 dhe tipit 2. Profesori John March, i cili kishte udhëhequr me studimin, thotë se zbulimet janë një 'vërtetim i principeve' që do të mund të vërtetojë për hapin e parë në zhvillimin e shërimit. Ai më pas ka shtuar: 'Nëse me të vërtetë ky zbulim do të ketë efekt pozitiv te njerëzi, mund të ndodhë që pacientët vetëm të marrin pilulën dhe nuk do të kenë nevojë të bëjnë asgjë tjetër më shumë, në mënyrë për ta kontrolluar sëmundjen'. 

(Kosova Sot Online)