Kafja lidhet me shtim në peshë

  • A.P /
  • 31 January 2021 - 09:03
Kafja lidhet me shtim në peshë

Është parë se, te disa njerëz, kafeina shkakton ndryshime hormonale të cilat nxisin shtimin në peshë. Kur e konsumojmë kafeinën, ajo ia dërgon sinjalin hipofizës, që ta nxisë sekretimin e adrenalinës nga gjëndrat mbiveshkore. Organizmi "mendon" se është në rrezik, prandaj shkakton reagim të shpejtë, gjë që e rritë nivelin e sheqerit në gjak dhe ju jep më shumë energji. Në këtë rast, organizmi prodhon më shumë insulinë, i cili është hormoni kryesor për shtresimin e dhjamit. Efekti është edhe më i dëmshëm nëse pini disa kafe në ditë.

Një studim i bërë në Institutin e Australisë perëndimore për studime mjekësore, ka treguar se minjtë, të cilëve iu jepeshin sasi të kafeinës, ekuivalente me tri deri pesë kafe në ditë, shumë shpejt fillojnë që të mbajnë sasi më të mëdha të yndyrës në organizëm dhe të manifestojnë një rezistencë më të madhe ndaj insulinës. Kjo d.m.th. se kafeina e rritë rrezikun edhe për paraqitjen e diabetit të tipit II. Për këtë shkak, në vend të kafes dhe çajeve me shumë kafeinë, përdorni çaj të kamomilit, apo mentës, të cilët nuk përmbajnë fare kafeinë. 

(Kosova Sot Online)