Hiqni kilogramët shtesë me ndihmën e lirit

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 12:04
Hiqni kilogramët shtesë me ndihmën e lirit

Mbipesha është problem, pak a shumë te të gjitha femrat, por nuk është një problem pa zgjidhje. Farat e lirit janë aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër mbipeshës. Liri është i pasur me vitamina E dhe B, kalcium, kalium, zink, fosfor, selen dhe magnez. Përbërësi kryesor i lirit është lignina, për të cilin është vërtetuar se posedon përbërës antioksidues. Në substancën e lirit gjenden materie që janë të dobishme për shëndetin në përgjithësi, për tretje, për pastrimin e zorrëve, por edhe për ruajtjen e një peshe ideale.

Konsiderohet të ketë më shumë fibra se secila bimë tjetër. Pikërisht shkaku i strukturës si kjo, farat e lirit ju sugjerohen të gjithë atyre njerëzve të cilët në mënyrë natyrale dëshirojnë të humbin në peshë. Nëse dëshironi të humbni peshë, nevojitet që në orët e pasdites të merrni një lugë të supës fara të bluara të lirit me 2 dcl lëng ose jogurt pa yndyrë. Një shujtë si kjo ju mban të ngopur dhe kurrë nuk do ta keni ndjenjën se jeni të fryrë. KËSHILLË PLUS Ju mundon mbipesha dhe shpeshherë jeni të uritur, ju këshillojmë që në vend të shujtës së rregullt të merrni pllaka të lirit. RECETË PLUS Në 2 dcl ujë të bluar hidhni 8-10 gramë të lirit të bluar. E lini të mbuluar të qëndrojë gjysmë ore dhe e konsumoni tri herë në ditë.

(Kosova Sot Online)