Lodhja kronike është sëmundje reale dhe shumë serioze

  • E.K /
  • 06 February 2021 - 10:15
Lodhja kronike është sëmundje reale dhe shumë serioze

Ë shtë një sëmundje shumë kontroverse, për të cilën shumica besojnë se dobëson mendjen. Por, lodhja kronike është një 'sëmundje e vërtetë dhe shumë serioze' që ka nevojë për një diagnostikim si duhet, thonë mjekët. Si rezultat i kësaj, kjo gjendje ka nevojë për një emërtim të ri dhe duhet të ketë një mënyrë të hapur dhe të drejtë për ta diagnostikuar atë. Komentet vijnë nga Instituti i Mjekësisë, një grup këshilltarësh në Amerikë/ Paneli nga "IOM", ka dëshiruar të ridefinojë sindromën e lodhjes kronike, duke vendosur pesë nga simptomat kryesore për t'i përdorur ata, në mënyrë që mjekët ta diagnostikojnë.

Kjo gjendje prek midis një dhe katër milionë njerëz në Amerikë, e kombinimi i simptomave mund ta shkatërrojë jetën e një pacienti me dekada. Këtu përfshihen dhimbjet në nyja dhe në muskuj, futi ndjenjë dhimbje apo ndjeshmëri në dritë. Sipas mjekëve, "pacientët kanë simptoma reale. Ata meritojnë një kujdes të vërtetë dhe real. Nuk është e drejtë që këta pacientë të anashkalohen duke ju thënë, "edhe unë jam një i sëmur kronik gjithashtu".

(Kosova Sot Online)