Nëse urreni "zhurmën" e përtypjeve të njerëzve, vuani nga kjo sëmundje

  • E.K /
  • 06 February 2021 - 11:56
Nëse urreni

Ka raste kur përtypja, shtypja e vazhdueshme i stilolapsit ose zhurma të tjera të vogla na shqetësojnë pa mbarim. Për ata me një gjendje të njohur si mizofonia, megjithatë, këta tinguj janë më shumë se thjesht bezdisës – mund të jenë të padurueshëm.

Për herë të parë u emërua si një gjendje e caktuar në vitin 2001. Mizofonia është një fjalë që rrjedh nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë “urrejtje ndaj tingullit”. E njohur gjithashtu si sindroma e ndjeshmërisë selektive, është një anomali e mirëfilltë e trurit me simptoma psikologjike dhe fiziologjike.



Në një studim të fundit, skanimet me MRI treguan një ndryshim të dukshëm në strukturën e trurit të atyre që kanë mizofoni dhe në mënyrën e reagimit të trurit të tyre kur dëgjojnë tinguj të përsëritur.

Ata mund të ndiejnë ankth, nervozizëm dhe panik kur dëgjojnë tingujt. Kjo mund të çojë në shmangie, izolim dhe depresion.

Kërkimet për mizofoninë janë ende relativisht të reja. Kriteret për diagnostikimin e çrregullimit nuk janë përfshirë ende në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM-5), por disa mjekë e kanë propozuar përfshirjen te “Çrregullimet Obsesive Kompulsive dhe Çrregullime të Ngjashme”.

Urrejtja për zhurmën e përtypjeve, përplasjes së

Çfarë e shkakton

Tingujt që shkaktojnë mizofoninë mund të ndryshojnë nga një njeri në tjetrin. Zakonisht përfshijnë:
– brohoritjet
– tingujt e gëlltitjes/përtypjes

(Kosova Sot Online)