Aminoacidet omega 3 zgjasin jetën

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 13:25
Aminoacidet omega 3 zgjasin jetën

Shkencëtarët për një periudhë kohore prej 5 viteve kanë përcjellë shëndetin e 70.000 njerëzve. Kishin përcjellë shprehitë e tyre ushqimore dhe llojin e suplementeve që kishin marrë. Po ashtu kishin vëzhguar shkallën e vdekjes. Kur kishin krahasuar pjesëmarrësit që kishin marrë suplemente me aminoacidet omega 3 ose që rregullisht kishin konsumuar mish peshku në krahasim me ata persona që nuk kishin marrë suplemente apo që shumë rrallë e kishin konsumuar mishin e peshkut, kishin ardhur deri te rezultatet mahnitëse.

Konsumimi i rregullt i mishit të peshkut apo marrja e suplementeve me aminoacide omega 3, rreziku nga vdekja si pasojë e sëmundjeve të ndryshme ishte ulur për 18 për qind, e rreziku nga vdekja e shkaktuar si pasojë e kancerit ishte zvogëluar për 23 për qind. Për aminoacidet omega 3 tashmë dihet se ndikojnë shkëlqyeshëm në shëndetin në përgjithësi, e këtë teori e përkrah edhe hulumtimi, që vërteton se aminoacidet omega 3 e zgjasin jetën. 

(Kosova Sot Online)