Kujdes gjatë përdorimit të aspirinës!

  • E.K /
  • 08 February 2021 - 11:20
Kujdes gjatë përdorimit të aspirinës!

Është konstatuar se një në dhjetë njerëz e përdorin aspirinën për shkaqe të gabuara, apo pa asnjë shkak. Ky fakt është shumë shqetësues. Në fakt, nëse nuk përdoret ashtu si duhet, aspirina mund të shkaktojë dëme të mëdha për shëndet. Studimi i ri që është bërë në Fakultetin e mjekësisë "Baylor" në Teksas, ka konstatuar se 11% e pacientëve nuk e përdorin aspirinën ashtu si duhet. Aspirina, nëse nuk përdoret si duhet, e tëhollon gjakun, gjë që e rritë rrezikun nga gjakderdhjet e brendshme dhe pika në tru.

Arsyeja pse aspirina ka marrë një emër të mirë, ka të bëjë me faktin se shumë studime kanë konstatuar se ajo e ulë rrezikun nga infarkti i zemrës dhe ai i trurit, por edhe nga kanceri dhe shumë sëmundje të tjera. Por, kjo nuk dmth se edhe personat e shëndoshë duhet të përdorin aspirinë, thonë ekspertët, të cilët preferojnë dozën prej 75 miligramëve edhe atë vetëm nëse ekziston ndonjë sëmundje specifike. Nëse rreziku nga infarkti është më i vogël se 10%, atëherë nuk shpaguhet të merret aspirina, për shkak të efekteve të saj anësore, të padëshirueshme.

(Kosova Sot Online)