Pija e vjetër që shëron kancerin dhe shumë sëmundje të tjera

  • A.P /
  • 09 February 2021 - 15:35
Pija e vjetër që shëron kancerin dhe shumë sëmundje të tjera

Përgatitja është e thjeshtë, kurse efekti shumë i dobishëm. Kurkumina është një mëlmesë në formë të pluhurit të verdhë, i cili është njëri nga përbërësit e kjurit (curry). Nuk ekziston asnjë substancë në botë që ka veti më të mëdha antiinflamatore, se kurkumina. Studimet më të reja thonë se ajo parandalon edhe shumë forma të kancerit, sikur që janë kanceri i zorrës së trashë, prostatës, trurit, gjirit...

Qumështi i bërë nga kurkumina e përmirëson gjumin, largon tendosjen nervore, e zvogëlon stresin dhe forcon imunitetin. Përgatitja: Një të katërtën e filxhanit me ujë e qitni në një enë metalike. Shtoni edhe 1/8 lugë kurkuminë, e më pas lëreni që të vlojë për një minutë. Në një enë tjetër qiteni një filxhan qumështi të sojës, apo dhisë dhe dy lugë qumësht bajamesh. Këto dy përzierje, që gjenden në enë të ndryshme, më pas i bashkoni dhe i përzieni derisa ta fitoni një përzierje ngjyrë ari. Këtë pije mund ta ëmbëltoni me mjaltë, apo sheqer të vrugtë. Pijeni derisa të jetë e nxehtë, një filxhan në ditë, më së gjati për tre muaj. 

(Kosova Sot Online)