Shenjat bazë se keni gurë në veshka

  • E.K /
  • 09 February 2021 - 12:37
Shenjat bazë se keni gurë në veshka

Formimi i gurëve në veshka në fillim nuk tregon simptoma. Mirëpo, madje edhe lëvizja më e lehtë e gurëve në veshka mund të shkaktojë dhimbje të fortë, e që shpeshherë krahasohen me dhimbjet që i përjeton një femër gjatë lindjes.

DHIMBJET E FORTA NË SHPINË DHE NË PJESËN E POSHTME TË BARKUT

Dhimbja fillon krejt papritur, kur guri të lëvizet në hapësirat e traktit urinar. Sulmi mund të zgjatë për një kohë të gjatë ose të lajmërohet kohë pas kohe.

DHIMBJET NË LEGEN TË PËRCJELLA ME LODHJE

Me këtë rast, personi mund të ndjejë lodhje, apo edhe të ftohet shpesh.

MUNGESA E ENERGJISË

Papritmas mund të shfaqet zvogëlim drastik në energji, madje deri në atë masë, saqë personi të mos mundet të ecë.

GJAKU NË URINË

Ngjyra e portokalltë apo gjaku në urinë, si dhe dhimbjet e forta në hapësirën e veshkës mund të jenë simptoma të gurëve në veshka.

TË VJELLAT

Formimi i gurëve në veshka mund të përcillet me mundim dhe të vjella të forta.

DJEGIE GJATË URINIMIT

Nevoja e shpeshtë për urinim, që mund të përcillet me djegie, është një nga simptomat kryesore të gurëve në veshka.

(Kosova Sot Online)