6 ushqimet, që shërojnë nga shprehitë e ushqimit të shpejtë dhe të dëmshëm

  • E.K /
  • 10 February 2021 - 12:12
6 ushqimet, që shërojnë nga shprehitë e ushqimit të shpejtë dhe të dëmshëm

Në një botë të përsosur, do të duhej të hanit ushqime të shëndetshme gjatë gjithë kohës, por të jemi realë.Lajmi i mirë është se konsumimi i ushqimeve të caktuara me vlerë ushqyese mund ta minimizojë dëmin, që shkaktojnë ushqimet e dëmshme.

E KENI TEPRUAR ME: "HOT DOG"

Relaksohuni me: Lakra turshi Pse funksionon: Ky lloj i ushqimit është i mbushur me nitrate, që ndërlidhet me kancer, por, nëse efektin e këtij ushqimi e përzieni me lakra turshi, atëherë mundet të zvogëlohet dëmi. Lakrat turshi janë të pasura me substanca dhe antioksidues që ndalojnë konvertimin e nitrateve në qeliza kanercogjene.

E KENI TEPRUAR ME: PICË

Relaksohuni me: Rozmarinë Pse funksionon: Kur pica (apo ndonjë lloj tjetër ushqimi me sasi të lartë të karbohidrateve) ngrohet në 250 gradë, krijon kemikate të dëmshme, të cilat shkencëtarët e kanë ndërlidhur me rrezik të shtuar për kancer dhe sëmundje të zemrës. Antioksiduesit në një lugë të madhe të rozmarinës mund ta ulin nivelin e kemikateve për 60 për qind.

E KENI TEPRUAR ME: USHQIME ME YNDYRË

Relaksohuni me: Rrush Pse funksionon: Përtypja e ushqimeve me nivel të lartë të yndyrave ndikon, që ato ta vërshojnë sistemin tuaj me trigliceride dhe ta ngadalësojnë qarkullimin e gjakut. Konsumimi i një ene të vogël me rrush të pasur me antioksidues mund t'i pakësojë disa nga efektet e dëmshme.

E KENI TEPRUAR ME: MISH TË KUQ

Relaksohuni me: Verë të kuqe Pse funksionon: Konsumimi i vetëm një gote me verë të kuqe me biftekun tuaj mund ta lë absorbimin e helmeve në trup që dërgon në sëmundjet e zemrës. Por, mos e teproni. Një gotë mjafton për t'i përjetuar dobitë e verës së kuqe.

E KENI TEPRUAR ME: USHQIME TË NJELMËTA

Relaksohuni me: Çokollatë Pse funksionon: Nëse porsa jeni "zhytur" në ushqime të njelmëta, do të ndihmojnë disa pjesë të çokollatës së zezë, të cilat e ulin shtypjen e artë të gjakut për më pak se dy orë. Konsumoni dy pjesë çokollatë të zezë ku 60 për qind e saj posedon kakao.

E KENI TEPRUAR ME: MISH PULE TË PJEKUR

Relaksohuni me: Sallatë me lakër Pse funksionon: Llojet e mishit të pjekur në skarë - mishi gjedhit dhe pulës - janë ndërlidhur me rrezikun e shtuar për kancer. Perimet me gjethe të gjelbër, si lakra në sallatë, përmbajnë një përbërës që ndihmon në pastrimin e qelizave kancerogjene nga trupi.

(Kosova Sot Online)