Ky është emërtimi për vajin që bën çudinë

  • A.P /
  • 16 February 2021 - 15:39
Ky është emërtimi për vajin që bën çudinë

Bima nga e cila merret vaji është aq popullore saqë sot është simbol kombëtar i disa shteteve. Jasemini në përkthim do të thotë "dhuratë nga Zoti". Vaji i saj eterik, shkaku i efektit të vet, me shekuj mban titullin - prijëse e vajrave eterike. Është aq popullor sa që jasemini është simbol i shteteve si Filipinet, Indonezia, Havai dhe Pakistani, derisa në mjekësinë alternative dhe atë popullore përdoret me shekuj

VETITË SHËRUESE

Ndihmon në rregullimin e ciklit jo të rregullt menstrual, me sukses largon dhimbjet gjatë menstruacioneve dhe zbut simptomat e menopauzës. Ndikon mirë te problemet me mushkëri, largon kollën dhe infeksionet në frymëmarrje. Substancat e pranishme në vajin e jaseminit relaksojnë muskujt dhe zbutin shumë lloje të dhimbjeve, sidomos pas ushtrimeve. Tashmë po shfaqen fakte se mundet të ndihmojnë në parandalimin e kancerit, por se nevojiten hulumtime shtesë. Ku vaj është njëri ndër antidepresantët më efektivë. Në shumë kultura vlerësohet si afrodiziak i fortë dhe ndihmë në ngritjen e disponimit romantik, intimitetit dhe dashurisë fizike. Është vërtetuar se ndihmon kundër impotencës e vaji i jaseminit po ashtu ndikon të keni një lëkurë të bukur

(Kosova Sot Online)