"Bima e përjetësisë" përmban 74 enzima, vitamina e minerale; Të gjitha përdorimet e jashtëzakonshme të Aloe Veres

  • E.K /
  • 18 February 2021 - 08:39

Kur dëgjoni «aloe vera», mund t’ju vijnë ndër mend disa pëdorime të kësaj bime, por me shumë gjasa nuk njiheni me të gjitha përfitimet e mahnitshme shëndetësore të saj.

E njohur nga egjiptianët si "bima e përjetësisë" aloe vera është përdorur për vetitë e saj shëruese për shumë vite. Xheli i saj vepron shkëlqyeshëm si hidratues, madje ka edhe efekte kundër plakjes. Por përdorimet e aloe vera tejkalojnë përdorimet topike me të cilat jemi njohur të gjithë.

Mund t'ju interesojë gjithashtu: Lyeni fytyrën me xhelin e aloe verës për shtatë ditë e shikoni se çfarë do i ndodhë lëkurës

Aloe Vera ka 74 përbërës aktivë që përfshijnë vitamina, minerale dhe aminoacide që janë të nevojshme për një shëndet të mirë.

Vitaminat

 A - ndihmon në luftimin e kërcënimeve virale ose bakteriale për trupin

 C - ndihmon në mbrojtjen nga kanceri dhe problemet kardiovaskulare

 E - ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës dhe forcon sistemin imunitar

 B1 - luan një rol në tretje dhe kontribuon në një sistem nervor të shëndetshëm

 B2 - funksionon si një antioksidant në trupin tuaj

 B3 - pastron trupin nga toksinat dhe nxit tretjen

 B6 - e domosdoshme për sistemin imunitar, kardiovaskular dhe tretës të trupit

 B12 - e domosdoshme për qelizat e shëndetshme të gjakut

Mineralet

Kalciumi - jetik për sistemin kardiovaskular dhe nervor

Natriumi - thelbësor për presionin e gjakut, muskujt dhe nervat

Hekuri - përbën qelizat e gjakut dhe është i nevojshëm për energji

Magnezi - mban të fortë sistemin imunitar

Kaliumi - ndihmon në pastrimin e qelizave dhe mbrojtjen e enëve të gjakut

Bakri - ndihmon në mirëmbajtjen e një zemre të shëndetshme

… Së bashku me 20 aminoacide të ndryshme Aloe vera është një kurë kundër shumë sëmundjeve.

(Kosova Sot Online)