Kamomili pakëson ankthet, stresin dhe tensionimet

  • A.P /
  • 19 shkurt 2021 - 15:39
Kamomili pakëson ankthet, stresin dhe tensionimet

E fektin e saj shërues e kanë vërtetuar edhe shumë studime, e për efektin e saj kanë ditur edhe të parët tanë

ÇAJI NGA KAMOMILI ËSHTË PËRDORUR SI ILAÇ PËR TË GJITHA SËMUNDJET

Bimë e veçantë me aromë të veçantë. Kamomili është ilaç i vjetër, të cilin dikur e kanë përdorur kundër çdo sëmundjeje. Me të e kanë shëruar nervozizmin, e kanë përdorur kundër pagjumësisë, kanë vendosur si kompresë nëpër plagë. Dhe, me të drejtë, pasi që mjekësia moderne ka vërtetuar se kamomili posedon përbërës kundër inflamacioneve, baktereve, alergjive.

M'u për këtë arsye, popujt e kanë përdorur në shërimin e temperaturës së lartë, ftohjeve, mundimeve, sëmundjeve të lëkurës, të lukthit, astmës, kollës. Ndikon edhe në terapinë që lidhet me sëmundjet e organeve të frymëmarrjes dhe sistemin nervor dhe atë të tretjes. Gjethet e thara të saj njihen për efektin e tyre. Është vërtetuar se kamomili pakëson ankthet, stresin dhe tensionimet. Një gotë me çaj kamomili, në çdo kohë, ju qetëson muskujt, mendjen dhe krejt trupin.

(Kosova Sot Online)