Dieta me kajsi

  • A.P /
  • 21 shkurt 2021 - 09:15
Dieta me kajsi

Dieta me kajsi është e shkurtër dhe parashikohet që të mbahet 1 deri në 3 ditë. Për këtë dietë duhet përgatitur një ushqim të thjeshtë: gjysmë kile kajsi i ndrydhni dhe e fitoni lëngun, të cilin e përzieni me 300 gramë të kajsive të grira imtë. Masën e fituar e hani brenda një dite. Lëngu i kajsive duhet të jetë i freskët dhe nuk mund të përdorni lëngje të blera, si zëvendësim. Nga kajsitë që iu mbesin mund të bëni maskë për fytyrë dhe duar.

Për disa ditë, me këtë dietë mund t'i humbni 2-3 kile. Kajsitë e thara e freskojnë frymëmarrjen, kanë veti laksative dhe antiinflamatore, ndihmojnë te shtypja e lartë e gjakut dhe sëmundjet e mëlçisë. Por, ato përmbajnë shumë sheqer, kështu që nuk mund të konsumohen nga diabetikët. Dieta me kajsi mund të përdoret çdo muaj dhe preferohet për të gjitha grupmoshat, meqë nuk ka efekte të padëshirueshme. 

(Kosova Sot Online)