Çaji për humbje të peshës, sipas porosisë së dr. Oz-it

  • A.P /
  • 23 February 2021 - 15:34
Çaji për humbje të peshës, sipas porosisë së dr. Oz-it

Çaji i gjelbër ka shumë veti pozitive të ndikimit në trup dhe shëndet. Përmban polifenole, prej së cilave më i njohuri është "EGCG". Studimet kanë vërtetuar se polifenoli "EGCG" pozitivisht ndikon në humbjen e kilogramëve. Efekti më i njohur i çajit të gjelbër është përshpejtimi i metabolizmit dhe ndihma që ofron për humbje në peshë. Çaji i gjelbër zvogëlon oreksin dhe përshpejton shkrirjen e dhjamit shtesë në trup. Ky lloj i çajit trupit i ofron ndjenjën e të qenët i ngopur, që e bën një pajisje shumë efektive kundër kilogramëve shtesë. Këtë pije e vërteton edhe i famshmi dr. Oz-i, i cili pohon se një gotë çaj i gjelbër përshpejton metabolizmin për 12 për qind, rregullon sheqerin në gjak dhe forcon sistemin imun.

RECETA:

1 litër ujë; 5 qeska me çaj të gjelbër; 1 portokall; Mentë të freskët. Në 1 litër ujë të ngrohtë vendoseni 5 qeskat e çajit të gjelbër. Pas 3 minutave nxirrni qeskat. Portokallin e pastroni mirë dhe e qëroni në rriska. Çajit të gjelbër ia shtoni portokallin e prerë dhe mentën e freskët. Çajin ashtu të përgatitur e lini në frigorifer gjatë natës. Kjo sasi e çaji të gjelbër mjafton për dy persona gjatë ditës

(Kosova Sot Online)