U mendua se tipi A i gjakut është më i rrezikuar nga Covid-19, studimet tregojnë ndryshe

  • E.K /
  • 24 shkurt 2021 - 11:08
U mendua se tipi A i gjakut është më i rrezikuar nga Covid-19, studimet tregojnë ndryshe

Rreth gjysmës së vitit të kaluar, filloi të spekulohet një teori se tipi i gjakut mund të jetë shkaktarë i gjendjes së keqe si pasojë e infektimit me koronavirus.

Tipi i gjakut nuk ka ndërlidhje me simptomat më të rënda nga Covid-19. Këtë e kanë vërtetuar studimet, pasi që vitin e kaluar filluan spekulime se kjo mund të jetë një shkaktarë.

Raportet e mëparshëm sugjeruan se tipi A i gjakut është më i rrezikuar nga koronavirus, si në infektim, po ashtu edhe në simptoma më të rënda dhe vdekjeprurëse.

Gjithashtu mendohej se personat me tip O të gjakut janë më së paku të rrezikuar dhe kanë prirje të jenë asimptomatik.

Ky supozim u bë pasi që gjatë kohës që po bëhej studimi në lidhje me tipat më të rrezikuar, kishte një ngritje në numrin e personave të infektuar që kishin tipin A të gjakut.

Por mesa duket ajo ka qenë një rastësi. Por tipi O është më pak i rrezikuar edhe ndaj koronavirusit. Ky tip i gjakut në fakt është më pak i rrezikuar nga të gjitha llojet e sëmundjeve.

Edhe pse shkencëtarët nuk e kanë gjetur akoma çfarë saktësisht po shkakton që disa persona të kenë inflamacion më të rëndë se të tjerët, por shkencëtarët mendojnë se inflamacioni shkaktohet nga ndonjë karakteristikë gjenetike e bartur përmes gjakut.

(Kosova Sot Online)