Shëroni dhimbjet e kokës në mënyrë krejt natyrale

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 13:08
Shëroni dhimbjet e kokës në mënyrë krejt natyrale

Në bazë të disa të dhënave, 7 nga 10 njerëz së paku një herë në vit e ndjejnë dhimbjen e kokës. Një numër i madh i njerëzve e ndjen edhe më shpesh, e një pjesë e tyre vuan nga dhimbjet kronike të kokës. Dhimbjet e kokës më së shpeshti shfaqen si pasojë e stresit dhe pagjumësisë.

KUJDES ME USHQIMIN!

Disa nga ilaçet më të mira gjenden në kuzhinën tuaj. Duhet ta ndryshoni mënyrën e të ushqyerit. Personat me dhimbje kronike të kokës duhet të shtojnë disa ushqime e disa të tjera t'i shmangin. Ushqimet që mund t'ju ndihmojnë janë: spinaqi (vitamina B) peshku i yndyrshëm (aminoacidet omega 3) shalqiri (uji)

USHQIMET QË MUND TË SHKAKTOJNË DHIMBJEN E KOKËS DHE MIGRENËS

 Ushqimi që përmban nitrate Prodhimet e qumështit Çokollata Gjalpi nga kikirikët Bananet Agrumet.

SHTONI KONSUMIMIN E VITAMINAVE DHE MINERALEVE KYÇE!

Mbani mend se parandalimi i dhimbjeve është shërimi më i mirë. Të gjithë ekspertët pohojnë se dhimbjet e kokës mund t'i pakësoni me shtimin e konsumimit të vitaminave dhe mineraleve. Sugjerohen 400 miligramë magnez në ditë, 100 miligramë koenzimë Q10, ndërsa që vitamina B2 përshpejton punën e trurit. Kjo u ndihmon atyre që vuajnë edhe nga migrena, e atyre u sugjerohet marrja e miligramë vitamina B2 në ditë.

(Kosova Sot Online)