Harrojeni palestrën: shkencëtarët zbulojnë hormonin që dhuron dobitë e ushtrimeve pa u djersitur

  • E.K /
  • 25 February 2021 - 10:45
Harrojeni palestrën: shkencëtarët zbulojnë hormonin që dhuron dobitë e ushtrimeve pa u djersitur

Nëse vrapimi nëpër pajisje të ndryshme ju rrëqeth, atëherë së shpejti do ta keni një arsyetim për ta shmangur. Hulumtuesit amerikanë pohojnë se kanë zbuluar një hormon që kopjon efektin e ushtrimeve, duke ju lejuar njerëzve që të humbin në peshë, si dhe ta rregullojnë nivelin e tyre të sheqerit në gjak.

Hormoni i quajtur "MOTS" është vërtetuar të ketë funksionuar te minjtë dhe në bazë të ecurive të punës së ekspertëve brenda tri viteve do të fillojë të testohet apo edhe të aplikohet te njerëzit. Zbulimi i "MOTS", molekulë që vepron si shenjë për trupin, është krijuar nga shkencëtarët në universitetin e Kalifornisë Jugore."MOTS" punon duke rritur ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke i lejuar trupit që në mënyrë më efektive ta procesojë sheqerin.

(Kosova Sot Online)