Hani një grusht arra në ditë dhe mbrohuni nga sëmundjet e zemrës

  • A.P /
  • 26 shkurt 2021 - 15:43
Hani një grusht arra në ditë dhe mbrohuni nga sëmundjet e zemrës

Ky është studimi i parë që ka treguar se sa arrat janë të mira për shëndetin në përgjithësi. Hulumtimi më i ri ka vërtetuar se do të mbroheni nga sëmundjet e zemrës nëse hani një grusht arra në ditë. Ekspertët po ashtu kanë zbuluar që me konsumimin e përditshëm të arrave mund të mposhtni sëmundjet kardiovaskulare, e të dukshme janë edhe rezultatet në uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm dhe në elasticitetin e enëve të gjakut.

Pas vetëm 4 orëve, vaji i arrave përmirëson qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut. Një profesor nga universiteti në Pensilvani ka thënë se me konsumimin e vetëm një grusht arra në ditë apo vajit të arrave, për katër ditë mund të ulet rreziku për të pësuar sulm në zemër. Ky është hulumtimi i parë që ka treguar se arrat janë të mira për shëndetin në përgjithësi. "Arrat janë më të shëndetshmet dhe do të duhej t'i konsumoni më shpesh shkaku i arsyeve shëndetësore", pohojnë ekspertët amerikanë.

(Kosova Sot Online)