Mendoni se më së shumti baktere ka në tualet? gaboheni!

  • E.K /
  • 27 shkurt 2021 - 12:00
Mendoni se më së shumti baktere ka në tualet? gaboheni!

Shumica e njerëzve e konsiderojnë tualetin si vendin më me shumë baktere në shtëpi. Por, a është ashtu? Jo edhe aq.

1) 70% të akullit që shërbehet në restorante është më i ndytë sesa uji i tualetit.

2) Tastierat e kompjuterit mund të jenë deri në 200 herë më të ndyta sesa dërrasa e guacës së WC-së.

3) Në celularë, mesatarisht, gjenden dhjetë herë më shumë baktere, sesa në tualet.

4) Në menytë e restoranteve ka po ashtu 100 herë më shumë baktere sesa në tualet.

5) Tepihët janë për 4000 herë më të ndytë sesa tualeti.

6) Shumica e frigoriferëve përmban bakterin E. coli.

7) Në trastat që i përdorim për blerje, ka më shumë fekale sesa në rroba.

8) Telekomanda e TV-së është gjësendi më i ndytë që keni në shtëpi.

 9) Pas dhjetë vjetësh, dysheku ku flini do të jetë dy herë më i rëndë sesa në fillim, për shkak të qelizave të vdekura dhe pluhurit që është mbledhur në të.

10) Kartëmonedhat përmbajnë deri në 200 000 baktere.

(Kosova Sot Online)