Nutricistët: ushqimi i papërpunuar, armiku më i madh i shëndetit

  • E.K /
  • 01 March 2021 - 12:38
Nutricistët: ushqimi i papërpunuar, armiku më i madh i shëndetit

Salsiçet, margarina janë në majë të listës së ushqimeve helmuese, që sipas nutricistëve amerikanë duhet të shmangen. Ata po ashtu bëjnë me dije se armiku më i fortë i shëndetit të njeriut është ushqimi i papërpunuar. "Ende nuk e dimë se cilat janë pasojat e konsumimit të tyre", ka deklaruar një nga nutricistët.

Ata po ashtu theksojnë se edhe margarina është armik i shëndetit tonë, sepse është përplot me kripë dhe bllokon arteriet. Në këtë listë janë edhe kokoshkat nga mikrovala, pasi që aty gjendet substanca e cila shton rrezikun nga kanceri, ndikon në pjellori, derisa disa lloje tjera të kokoshkave përmbajnë shije artificiale që dëmtojnë veshkat e që mund të shkaktojnë edhe dhimbje koke dhe të vjella.

(Kosova Sot Online)