Arsyeja pse limonin nuk duhet ta qëroni

  • E.K /
  • 01 March 2021 - 12:42
Arsyeja pse limonin nuk duhet ta qëroni

A e keni ditur se limonin duhet ta përdorni të tërin? Asgjë prej tij nuk guxon ta hidhni! Studimet e reja kanë treguar se limunoidet, substanca natyrale në limon dhe në agrumet tjera parandalojnë zhvillimin e qelizave të kancerit. Merrni një limon organik, pastrojeni mirë dhe e lini në frigorifer.

Pasi që të jetë ngrirë, bluajeni dhe mund t'ia shtoni sallatës, drithërave. Lëvorja e limonit përmban 5 deri 10 herë më shumë vitamina se sa vetë lëngu i tij. Kjo ndihmon edhe në lirimin e helmeve nga trupi. Limoni ka efekt kundër mikrobeve dhe kërpudhave. Ndikon edhe kundër parazitëve të brendshëm, rregullon shtypjen e gjakut, ndikon si antidepresiv dhe është i shëndetshëm në luftën kundër stresit dhe çrregullimeve nervore.

(Kosova Sot Online)