Ushqimet që jua shpëtojnë jetën

  • E.K /
  • 03 March 2021 - 12:00
Ushqimet që jua shpëtojnë jetën

Vaji i ullirit është një armë e fortë në luftën kundër kancerit, një gotë me çokollatë të ngrohtë përmirëson kujtesën, vetëm një avokado në ditë bën që të ulet niveli i kolesterolit e lëngu nga panxhari ul shtypjen e gjakut.

BOLLGURI

Bollguri është zgjedhje e shkëlqyeshme për kafjall, sepse përmban fibra dhe karbohidrate që ofrojnë ndjenjën e ngopjes. Bollguri ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe parandalon momentet kur ndjeni krizë të urisë dhe kur dëshironi të hani ëmbëlsira. Është burim i shkëlqyeshëm me magnez, i cili rregullon nivelin e insulinës dhe glukozës, duke ulur rrezikun për diabet.

LËNGU I PANXHARIT

Nëse vuani nga hipertensioni, mund të ndihmojë një gotë lëng panxhari në ditë, i cili është i pasur substanca shëruese dhe minerale, midis tyre acid folik, mangan, zink dhe vitamina B6. Panxhari është i pasur me nitrate, i cili nxit zgjerimin e enëve të gjakut. Rezultatet e studimit britanik kanë vërtetuar se konsumimi i përditshëm i lëngut të panxharit për katër javë ka ulur shtypjen e gjakut mesatarisht për 8/4 mm Hg, që mund të krahasohet me ilaç për hipertension.

AVOKADO

Në rreth 330 kalori një avokado siguron rreth 1.000 mg kalium, që është dyfish se një banane që kënaq nevojat e organizmit. Vetëm një avokado mund t'i kënaqë një të tretat e nevojave për vitamina E dhe dy të tretat për acid folik. Rreth dy të tretat e yndyrave në përgjithësi në avokado përbëhen nga acidi olein, që mbron organizmin e njeriut.

BANANET E GJELBRA

Përmbajnë niseshte, që ofrojnë ndjenjën më të gjatë të ngopjes dhe ndihmojnë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak. Në krahasim me niseshtenë që gjendet në bukë, patate, makarona, niseshteja që gjendet në bananen e gjelbër nuk absorbohet në zorrën e trashë. Kjo edhe parandalon rënien e shpejtë të nivelit të sheqerit dhe për këtë arsye ndjejmë urinë.

BADEMI

Frutat me lëvore të fortë janë burim i mirë për proteina dhe yndyra të shëndetshme. Vetëm 50 gr badem në ditë mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul rrezikun për sëmundje të zemrës. Edhe ushqimi mesdhetar mund ta ulë rrezikun nga kanceri, sëmundjet e zemrës, diabeti, tipi.

ÇOKOLLATA E NGROHTË

Personat të cilët kishin marrë pjesë në hulumtim e që kishin konsumuar për tridhjetë ditë rresht nga dy gota me çokollatë të ngrohtë, ishte vërejtur një përmirësim në kujtesë e të anketuarve dhe në punën e trurit. Kjo është vërtetuar nga ekspertët nga shkolla mjekësore në Harvard. Flavanoidet nga kakao mund ta ulin nivelin e insulinës dhe kolesterolit të keq që në kombinim ul rrezikun për sulm në zemër dhe sulm në tru.

(Kosova Sot Online)