Hiqeni qafe stresin me ndihmën e luleve dhe të çokollatës

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 14:46
Hiqeni qafe stresin me ndihmën e luleve dhe të çokollatës

Stresi lë pasoja, si në dukjen tuaj po ashtu edhe në shëndet. Për çdo ditë dëgjojmë këshilla si ta heqim qafe stresin apo si të qetësohemi në situata qetësuese. Në vijim ju sjellim disa këshilla efikase, që në situata të krizës i zbusin tensionimet.

AROMA E LULEVE

Aroma e lules së preferuar mund të na shtyjë të harrojmë ato që ndodhin përreth nesh. Përnjëherë të gjitha problemet në punë, afatet, keqkuptimet dhe nervozizmi zhduken. Aroma e tuberozes dhe trëndafilit janë shumë të forta, njëkohësisht edhe shumë të këndshme.

LIVANDA

Bukuroshja mesdhetare me aromë, livanda, është ideale për qetësimin e mendjes dhe shpirtit para se të shkoni në shtrat. Ndikon si qetësuese dhe tash e një kohë të gjatë vaji eterik i livandës përdoret për banjë dhe krem për rigjallërimin e lëkurës. Livanda ndihmon të relaksoheni, duke lehtësuar gjumin e personave që vuajnë nga pagjumësia, si dhe pacientëve që vuajnë nga migrena ua lehtëson dhimbjet e kokës.

KANELLA

Kanella është erëza e duhur për të cilën na bie ndërmend kur i kujtojmë festat, e shumicës së njerëzve kjo erzë ua sjell buzëqeshjen në fytyrë. Aroma e kanellës pakëson stresin dhe përmirëson disponimin. Me konsumim të rregullt të kanellës si shtesë në ushqim mbroni organizmin tuaj nga ftohjet dhe forconi edhe eshtrat.

AGRUMET

Agrumet si portokajtë, limoni, mandarina, janë të krijuara për relaksim, qetësim dhe ngritjen e nivelit të energjisë pozitive, kur baterinë e kemi në rezervë. Shpeshherë përdoren në kombinim me vajrat bazë për masazh. Nëse dëshironi freskim shtesë, qërojeni një portokall apo një mandarinë dhe vendosni lëvoren mbi nxemëse. Për sa hap e mbyll sytë shtëpisë suaj i dhuron aromë të këndshme.

ÇOKOLLATA

T ë rrallë janë ata persona që kur iu përmendet çokollata nuk u buzëqesh fytyra. Çokollata mundëson krijimin e endorphinës, hormone që dhurojnë ndjenjën e lumturisë dhe kënaqësisë, e po ashtu përmban edhe serotoninë, ngritësin natyral të disponimit. Ëmbëlsira e preferuar përmban teobrominë, kafeinë dhe substanca tjera që stimulojnë organizmin, duke na mbajtur më të freskët.

(Kosova Sot Online)