Pse duhet të hani fara të avokados?

  • E.K /
  • 06 March 2021 - 10:01
Pse duhet të hani fara të avokados?

Nuk është sekret se avokado është një pemë e mbushur me vitamina, minerale dhe me përbërës të tjerë, të cilët kanë veti të mëdha antioksiduese. Por, me gjasë nuk e keni ditur se fara është më e shëndetshme sesa pjesa tjetër e frytit. Farat e avokados në formë të ekstraktit dhe pluhurit janë përdorë me shekuj të tërë nga shëruesit tradicionalë, për të trajtuar shumë probleme shëndetësore, duke filluar nga infeksionet virale, e deri te shtypja e lartë e gjakut.

Edhe nëse nuk keni ndonjë sëmundje për ta shëruar, megjithatë është mirë që t'i konsumoni përbërësit e farave të avokados, të cilat do t'ua ruajnë shëndetin për një kohë të gjatë. Antioksiduesit e farave të avokados pengojnë oksidimin e qelizave të dhjamit në arterie, si dhe mbrojnë qelizat nga efekti i dëmshëm i radikaleve të lira, të cilat në anën tjetër, shkaktojnë inflamacionet kronike, obezitetin, diabetin, sëmundjet e lëkurës, e bile edhe kancerin. Në Amerikën jugore farat e avokados përdoren edhe për trajtimin e ulcerave dhe dizenterisë së zorrëve.

(Kosova Sot Online)