Ja arsyet pse duhet të hamë kumbulla të terura

  • E.K /
  • 06 March 2021 - 10:29
Ja arsyet pse duhet të hamë kumbulla të terura

Dihet se kumbullat e terura janë të dobishme kundër kapsllëkut dhe mbrojnë nga shumë sëmundje të tjera. Përpos kundër kapsllëkut, kumbullat e terura janë efikase edhe si mbrojtëse kundër kancerit. Ato jo vetëm që e mbrojnë trurin nga radikalet e lira, por po ashtu ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike, sikur që janë sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.

Kumbullat e terura përmbajnë substancën e quajtur thartirë neoklorogjenike dhe klorogjenike. Studimet e shumta kanë treguar se këta fito-nutricientë ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të qelizave, sidomos kur flitet për oksidimin e dhjamit në organizëm. Meqë të gjitha membranat e qelizave tona, duke përfshirë edhe qelizat trunore, përbëhen nga yndyrat, atëherë dobia e kumbullave të terura është e shumëfishtë. Këto pemë parandalojnë edhe diabetin e tipit II, e ulin kolesterolin dhe parandalojnë mbipeshën.

(Kosova Sot Online)