Sëmundjet e veshkave: Uji i fortë, kripa dhe qumështi dëmtojnë veshkat

  • E.K /
  • 08 mars 2021 - 11:10
Sëmundjet e veshkave: Uji i fortë, kripa dhe qumështi dëmtojnë veshkat

Pa veshkë organizmi nuk mund të mbijetojë. Veshkat shërbejnë për menaxhimin e ujit në organizëm. Armiqtë më të mëdhenj për veshkat janë shtypja e lartë e gjakut dhe diabeti. Shkaku i ujit të fortë gurët në veshka janë më të shpeshtë, por mund të shfaqen edhe nëse pini pak ujë apo shumë qumësht apo nëse ani ushqim tepër të njelmët.

LËNGU I PA-ËMBËLTUAR NGA BORONICAT DHE ÇAJI 'RRUSHI I ARUSHËS' MBROJNË TRAKTIN URINAR

Miqtë e veshkave janë perimet që e pastrojnë gjakun si selino, rrepka dhe rrika. Veshkave u shkon për shtati edhe lëngu i pa-ëmbëltuar i boronicave, sepse shkatërron bakteret. Çaji 'rrushi i arushës' (Arctostaphylos uvaursi) pastron traktin urinar.

SI TA RUANI SHËNDETIN E VESHKAVE?

Ushtroni rregullisht, kujdes me ilaçet kundër dhimbjeve, kontrolloni peshën trupore, një herë në vit bëni një kontroll sistematik, hani ushqime të shëndetshme, pakësoni kripën dhe pini sa më shumë lëngje, shtypjen e gjakut dhe kolesterolin mbajeni nën kontroll, mos konsumoni alkool dhe duhan.

(Kosova Sot Online)