Paralajmërimet e ekspertëve amerikanë rreth Covid-19

  • A.P /
  • 08 mars 2021 - 18:38
Paralajmërimet e ekspertëve amerikanë rreth Covid-19

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr Anthony Fauci, ka paralajmëruar se është shumë herët për t’i dhënë fund kufizimeve të vendosura për shkak të Covid-19, pavarësisht se Texasi dhe Misisipi kanë hequr mandatet e maskave dhe kufijtë e kapacitetit të bizneseve këtë javë.

Sipas The Guardian shtetet po lehtësojnë kufizimet pas një rënie të rasteve, megjithëse kjo rënie ka filluar të rritet në një shkallë të lartë prej 60,000 deri në 70,000 infeksione në ditë.

“Ne do të shkojmë në drejtimin e duhur, por duhet vetëm të qëndrojmë pak më gjatë”– tha Fauci të dielën për mediat amerikane.

Ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar që SHBA mund të minojnë progresin e lidhur me vaksinat dhe të lejojnë mijëra vdekje të parandalueshme duke hequr kufizimet në shenjat e para të përmirësimeve.

Ndryshe, më shumë se 524,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në SHBA dhe janari ishte muaji më vdekjeprurës i pandemisë deri më tani.

Ndërkohë edhe Michael Osterholm, një epidemiolog i cili këshilloi ekipin e tranzicionit të Biden, paralajmëroi që SHBA janë akoma “në syrin e uraganit”.

Osterholm ka thënë për mediat amerikane se situata duket se po përmirësohej, por tha se ai ishte i shqetësuar se varianti B117, i cili është 50% më infektues se variantet e tjera në SHBA, mund të krijonte një rritje të re.

“Ne duhet ta mbajmë Amerikën sa më të sigurt nga ky virus duke mos lejuar heqjen e asnjë nga masat e shëndetit publik që kemi marrë dhe duhet të vaksinojmë njerëzit sa më shpejt që të mundemi”– citohet të ketë thënë Osterholm, drejtori i Qendra për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minnesota.

(Kosova Sot Online)