Tregohuni të vëmendshëm! Këto shenja të plakjes nuk duhet t’i neglizhoni asnjëherë

  • G.G /
  • 12 March 2021 - 11:14
Tregohuni të vëmendshëm! Këto shenja të plakjes nuk duhet t’i neglizhoni asnjëherë

Plakja është pjesë e pashmangshme e jetës tani, sepse ndodh natyrshëm. Kur fillojmë të plakemi, trupi ynë me zgjuarsi na dërgon sinjale. Ndonjëherë ky proces fillon shumë herët, dhe jo pa arsye. Mund të ndodhë për shkak të sëmundjeve, rraskapitjes së trupit, gjenet, streset, mjedisi i pafavorshëm dhe stili i jetesës.

Është e rëndësishme të vëreni shenjat e parakohshme të plakjes dhe të filloni  të luftoni për t’i parandaluar.

1. Rënia e flokëve

Kur filloni të plakeni flokët tuaj bëhen më të hollë dhe fillojnë të bien. Kjo është shenja e parë e plakjes, por nëse nuk doni të mbeteni tullac, ndërmerrni veprime urgjente.

2. Rrudhat

Varja e lëkurës dhe humbja e elasticitetit mund të rezultojnë në formimin e rrudhave. Për shkak të plakjes, lëkura ka nevojë për hidratim. Mos harroni, përdorni kremra hidratues dhe pini sa më shumë ujë.

3. Humbja e gjumit

Pagjumësia është një nga shenjat kryesore të plakjes. Duhet të luftoni. Ndiqni një dietë të shëndetshme dhe stërvituni. Duhet patjetër të flini 7-9 orë në ditë. Kur të filloni të flini mjaftueshëm do të ndiheni më mirë dhe do të dukeni më të reja.

4. Humbje e papritur peshe ose shtim peshe

Është fakt, njerëzit e plakur mund të humbasin dhe të fitojnë peshë shumë shpejt. Për të shmangur këtë duhet të mbani një mënyrë jetese të shëndetshme.

Këto shenja të plakjes nuk duhet të neglizhohen kurrë. Kujdesuni për trupin tuaj. Një trup i shëndetshëm do të thotë një mendje dhe shpirt i shëndetshëm.

(Kosova Sot Online)