Trajtimet natyrore kundër dhembjes shiatike

  • E.K /
  • 13 March 2021 - 14:33
Trajtimet natyrore kundër dhembjes shiatike

AKUPUNKTURA

Kjo është një formë e mjekësisë natyrore, e cila bazohet në përdorimin e gjilpërave specifike, të cilat ngulen në pjesë të ndryshme të trupit. Në këtë mënyrë, ato besohet se e përmirësojnë qarkullimin e fuqisë në organizëm, përmirësojnë punën e nervave dhe iu ndihmojnë personave që vuajnë nga dhembja shiatike. Duhen mbajtur disa sesione para se të fillohet të hetohet efekti pozitiv i akupunkturës.

JOGA

Kur flitet për përdorimin e jogës kundër dhembjes shiatike, kemi të bëjmë me shtrirje të moderuara, jo ekstreme. Personat që kanë dhembje të tillë, zakonisht duhet të pushojnë, por një aktivitet minimal fizik megjithatë është i dëshirueshëm. Vetëm me anë të ushtrimeve fizike mund të pritet një përmirësim i qëndrueshëm.

HERË FTOHTË E HERË NXEHTË

Thënë të vërtetën, qeskat me akull ofrojnë vetëm lehtësim të përkohshëm te dhembja shiatike, meqë nervi shiatik, i cili shkakton këtë dhembje, gjendet thellë në trup. Për këtë shkak, ekspertët preferojnë që, pas qeskave me akull, të bëni një banjë me ujë të nxehtë. Kjo pa dyshim se do ta nxisë qarkullimin e gjakut dhe do të ndikojë edhe në shtresat më të thella të irritimit. Mund të përdorni edhe vajra esenciale, apo bimë.

BIMËT DHE VAJRAT

Bimët dhe vajrat, kur flitet për lehtësimin e dhembjes shiatike, përdoren në formë të suplementeve, kapsulave, çajeve, etj. Nëse doni t'i përdorni me anë të gojës, atëherë konsultohuni me mjekun. Ja disa nga bimët natyrore, të cilat janë të dobishme për largimin e dhembjes shiatike: ekstrakti i shafranit të Indisë, Cornus-i xhamaikan, shelgu, arnika, livanda, jamballi, etj.

TERAPIA ME MASAZH

Terapia me masazh është një teknikë për lehtësim, që përdoret që nga kohët antike. Një masazh adekuat mund t'i çlirojë muskujt, ta heqë tendosjen dhe ta nxisë qarkullimin e gjakut. Vajrat e domosdoshme që përdoren për masazh, si dhe qirinjtë aromatikë mund t'i rrisin rezultatet dukshëm.

FRYMËMARRJA DIAFRAGMATIKE

Frymëmarrja diafragmatike është një metodë tjetër e cila mund të jetë efikase kundër dhembjes shiatike. Kjo teknikë ofron një frymëmarrje më të thellë, e cila ofron më shumë energji. Duke sjellë më shumë oksigjen te qelizat, atëherë tërë trupi funksionon më mirë. Nëse këto metoda natyrore për largimin e dhembjes shiatike bëhen në mënyrë adekuate, ato nuk mund të kenë efekte të padëshirueshme

(Kosova Sot Online)