6 luftuesit e kancerit në zorrë të trashë

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 12:13
6 luftuesit e kancerit në zorrë të trashë

Mënyra moderne e të jetuarit dhe ushqimi i dëmshëm shton rrezikun nga kanceri i trashë, që radhitet i dyti për nga shkalla e vdekshmërisë.Studimi në të cilin kishin marrë pjesë 77.000 njerëz, ka vërtetuar se vegjetarianët për 20 për qind më pak janë të rrezikuar nga lloje të kancerit, derisa te vegjetarianët që konsumojnë peshkun rreziku ulet për 43 për qind.

FLLUSKAT

Flluskat janë të pasura me fibra që ndihmojnë ushqimin të kalojë përmes traktit tretës, e që të mos mbetet nëpër zorrë. Për sa ju përket helmeve, të cilat së bashku me ushqim i sillni në organizëm, më gjatë qëndrojnë në traktin tretës, e kjo e shton rrezikun që ta dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë zhvillimin e kancerit.

KURKUMA

Kurkuma stimulon prodhimin e acideve dhe përmirëson tretjen, duke pakësuar gazrat dhe ndjenjën fryrjes. Kurkuma parandalon rritjen apo zhvillimin e qelizave tumorale dhe shkatërron ato ekzistuese. Përbërësit e saj aktiv ruajnë trupin prej tumoreve, që shkaktohen si pasojë e rrezatimeve dhe mbrojnë nga kanceri në zorrë të trashë.

VAJI I ULLIRIT

Dobitë e tij njihen tash e një kohë të gjatë, e ndikon mirë edhe në sistemin tretës. Vaji i ullirit sikurse edhe mishi i peshkut është i pasur me aminoacide omega 3, të cilat pakësojnë proceset pezmatuese, e me këtë edhe rrezikun nga kanceri në zorrë të trashë. Sugjerohet që vajin ta përdorni për çdo ditë në ushqimin e përditshëm.

DOMATET E ZIERA

Likopeni, substanca e cila domates ia dhuron ngjyrën e kuqe, parandalon qelizat e kancerit që të lidhen për indet, për të cilat ka nevojë për t'u përhapur. Kjo substancë, likopeni, në mënyrë biologjike më aktive është në domatet e ziera.

FASULJA

Fasulet janë lloj i ushqimit, që janë të pasura me folate, pastaj me vitamina B që përmirësojnë punën jonormale në ADN-në brenda traktit tretës. Pos tyre, fasulet janë të pasura me fibra që parandalojnë mbajtjen e ushqimit në sistemin tretës.

PEMËT DHE PERIMET

Edhe pemët edhe perimet janë të pasura me fibra dhe substanca shëruese që pakësojnë proceset pezmatuese, e me vetë këtë edhe nga kanceri në zorrë të trashë. Sugjerohet që në menynë ditore të përfshini gjashtë deri në tetë porcione me pemë dhe perime.

(Kosova Sot Online)