Çaji nga xhenxhefili dhe kurkuma që shëron

  • A.P /
  • 16 March 2021 - 15:40
Çaji nga xhenxhefili dhe kurkuma që shëron

Shumë lloje të çajit të bimëve kanë efekt të dobishëm në organizmin dhe shëndetin e njeriut. Pos se shëron, kanë edhe efekt qetësues. Çaji nga xhenxhefili dhe kurkuma është një ndër llojet më të shëndetshme të çajit. Çaji nga xhenxhefili është gjithnjë e më popullor dhe është ilaç natyral për shumë pengesa në tretje, kundër të vjellave dhe gastritit. Mund t'i relaksojë muskujt dhe të parandalojë fryrjet dhe gazrat. Po ashtu, është ilaç për ftohjet dhe ndalon kollën. Kurkuma në Indi me shekuj përdoret si ilaç kundër sëmundjeve të ndryshme.

Pos ngjyrës së fortë të verdhë, kjo erzë mundet të ndihmojë në shërimin e shumë problemeve shëndetësore. Kurkuma njihet mirë për efektin shërues të inflamacioneve.

ÇAJI NGA XHENXHEFILI DHE KURKUMA

Përbërësit: 1 litër ujë; 5 cm xhenxhefil të freskët; 1 lugë kurkumë pluhur; 1 limon; Mjaltë sipas dëshirës. Përgatitja: 1. Ujin e vloni, xhenxhefilin e qëroni dhe e bluani; 2. Kur uji të vlojë e shtoni xhenxhefilin dhe zieni edhe për pesë minuta; 3. Më pas shtoni edhe kurkumën dhe i zieni edhe për 2-3 minuta; 4. E lini të qëndrojë dhe më pas shtojani lëngun nga limoni dhe mjaltin. 

(Kosova Sot Online)