Fshehtësia e jetëgjatësisë së shëndetshme

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 12:11
Fshehtësia e jetëgjatësisë së shëndetshme

Nëse e filloni ditën me një tas me drithëra apo me qull, sipas shkencëtarëve mund t'i shtoni disa vite në jetën tuaj. Ushqimi i pasur me drithëra dhe fibra zvogëlon rrezikun nga vdekja e hershme si pasojë e sëmundjeve kronike, përfshirë këtu kancerin, sëmundjet e zemrës, sëmundjet respiratore dhe diabeti. Drithërat janë të pasura me fibra dietale dhe nutriente tjera si mineralet dhe antioksiduesit. Sipas shkencëtarëve nga Shkolla Publike në Harvard, konsumimi i një mesatareje prej 34 gramë me drithëra në ditë ndërlidhej me 17 për qind më pak rrezik nga vdekja e parakohshme apo e papritur.

Po ashtu kur ishin shikuar edhe faktorët tjerë si shëndeti, aktivitetet fizike dhe mbipesha, zvogëlimi i rrezikut kishte mbetur i njëjtë. Ushqimi i pasur me drithëra shoqërohej me 11 për qind më pak rrezik për t'u prekur nga sëmundjet apo për të vdekur si pasojë e sëmundjeve respiratore dhe 48 për qind më pak rrezik nga diabeti. Në ndërkohë, konsumimi i drithërave zvogëlonte rrezikun për 15 për qind dhe 34 për qind nga vdekja nga kanceri dhe diabeti.

(Kosova Sot Online)