5 gjëra që mund të bëni me bimën e aloe verës

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 13:54
 5 gjëra që mund të bëni me bimën e aloe verës

Nëse i doni bimët, një alo vera duhet të jetë në shtëpinë tuaj. Për më tepër, është edhe e lirë. Edhe pse aloe vera është shumë e bukur për dekorin tuaj, është gjithashtu e mirë për shëndetin.

Për ju që nuk e dini, aloe vera është një përbërës shumë i rëndësishëm i ilaçeve të ndryshme të kozmetikës. Prandaj, vendosni një bimë aloe vera në shtëpinë tuaj, dhe hiqni herë pas herë një kërcell për ta përdorur për gjërat më poshtë:

1. Trajtoni zbokthin

Nëse vuani nga zbokthi, një maskë e përgatitur vetë me aloe vera do ta rregullojë këtë problem. Priti një kërcell të gjatë alo vera dhe me një lugë merrini xhelin brenda. Vendoseni xhelin në një tas, shtoni dy lugë balsam, një lugë vaj ulliri dhe një lugë vaj kokosi. Përziejeni atë derisa të formohet një pastë dhe përhapeni në lëkurën e kokës. Lëreni për pak kohë dhe më pas lani flokët. Zbokthi mund të përmirësohet ose të zhduket plotësisht, informon abcnews.al.

2. Efektive kundër puçrrave

Aloe vera përmban shumë minerale dhe ka një efekt antibakterial. Si rezultat, xheli i bimës ndihmon gjithashtu për të hequr qafe puçrrat. Ju lehtë mund ta bëni vetë larjen e fytyrës. Vendosni dy lugë xhel aloe vera në një tas dhe shtoni dy lugë qumësht bajame dhe dy lugë lëng limoni. Masën aplikojeni në  fytyrë. Pas disa minutash, shpëlajeni atë me ujë të vakët.

3. Kuron plagët

Aloe vera mund të shërojë plagët më shpejt. Sipas hulumtimit, lëngu i  bimës aloe vera bën që plagët e vogla të shërohen shumë më shpejt. Ju mund të vendosni xhelin e bimës aloe vera në një blender për të krijuar një lëng më të hollë, informon abcnews.al.

4. Pastron makeup-in

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, mund të jetë shumë e vështirë të gjesh një pastrues makijazhi që nuk të irriton. Mos kërkoni shumë nëpër farmaci, por thjesht përdorni xhelin e aloe verës. Vendoseni xhelin në një copë pambuku dhe butësisht hiqni makijazhin nga lëkura juaj.

5. Bëni një gargarë

Një studim i vitit 2014 i botuar në Etiopian Journal of Health Science tregon se mund të përdorni aloe vera si një gargarë. Bima përmban një dozë të mirë të vitaminës C, e cila parandalon prodhimin e pllakave. Aloe vera gjithashtu mund të ofrojë lehtësim nëse vuani nga mishrat e ënjtur.

(Kosova Sot Online)