Zbulohet fshehtësia e mjekësisë kineze

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 12:43
Zbulohet fshehtësia e mjekësisë kineze

Te secili njeri ekzistojnë momente kur vuan nga shtypja e lartë e gjakut. Nën ndikimin e stresit apo aktiviteteve fizike, muskujt tensionohen, e enët e gjakut tkurren, duke shfaqur stresin. Në vijim ju paraqesim dy pika të mjekësisë kineze, për uljen e shtypjes së gjakut.

PIKA E PARË

Madje kjo nuk është as pikë, por linjë. Kalon përmes llapës së veshit dhe klavikulës së eshtrave. Këtë linjë nuk keni pse ta shtypni, as t'i bëni masazh, por ngadalë ta ledhatoni me dorën, nga lart teposhtë. Përsëriteni këtë 10 herë nga njëra anë dhe kaloni në anën tjetër, 10 herë.

PIKA E DYTË

Kjo pjesë gjendet në pjesën e fytyrës në nivelin e llapës së veshit, në largësi prej disa centimetrave nga veshi në drejtim të hundës. Këto pika duhet t'ju bëni masazh me majat e gishtërinjve nga një minutë, nga të dyja anët e fytyrës. Bëni shumë presion, por kurrsesi sa të ndjeni dhimbje. Nuk ka edhe aq rënësi nëse bëni masazh në drejtimin e kundërt të akrepave të orës. Me rëndësi është që ta ndjeni se kjo prekje në pika të caktuara po japë efektin dhe rezultatet e veta.

(Kosova Sot Online)