6 super-ushqimet për dukje dhe shëndet të mirë, si dhe humbje në peshë

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 12:47
6 super-ushqimet për dukje dhe shëndet të mirë, si dhe humbje në peshë

Përmirësoni imunitetin! Dukuni në mënyrë fenomenale! Humbni në peshë! Të gjitha këto jua mundësojnë ushqimet që jua paraqesim më poshtë.

ARRAT

Arrat nuk keni nevojë t'i konsumoni në sasi të madhe për ndikim të dobishëm. Një grusht arra në ditë ju ndihmon që organizmin ta furnizoni me aminoacide omega 3, me metatoninë, bakër, vitamina E, të cilat sidomos ndikojnë në mbrojtjen e zemrës. Pos kësaj, arrat mund ta mbrojnë edhe trurin tuaj dhe të ngadalësojnë shfaqjen e sëmundjes së Alzhaimer-it dhe të Parkinson-it.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Adëshironi ta ulni rrezikun nga kanceri? Atëherë në menynë tuaj shtoni perimet me gjethe të gjelbër, e në radhë të parë brokolin, lakrën jeshile dhe kartifolin dhe lakrën. Hulumtimet sugjerojnë që perimet me gjethe të gjelbër kanë aftësinë e shkatërrimit të qelizave të kancerit, e madje edhe ta ndalojnë zhvillimin e tyre dhe efektin e radikalëve të lirë.

BORONICAT

Janë të shijshme dhe përplot me kemikate të dobishme, flavonoidi dhe fibra të tretshme që luftojnë kundër sëmundjeve. Boronicat kanë fuqinë në parandalimin e sëmundjeve serioze, si disa lloje të kancerit, sëmundjet e zemrës, diabetin, të thatin në lukth dhe uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Ndihmojnë edhe në zvogëlimin e inflamacioneve në organizëm dhe ulin kolesterolin.

ÇOKOLLATA

Çokollata pa qumësht, në sasi të pakët është e shijshme për organizmin. Ndihmon në përmirësimin e disponimit, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Po ashtu ndikon në uljen e kolesterolit të dëmshëm, është përplot me antioksidues, të cilët parandalojnë dëmtimin e qelizave e madje edhe parandalojnë kancerin.

FASULJA

Fasulja është shumë ushqim i shijshëm, ndihmon në rritjen e hormonit leptinë, i cili thyen ndjenjën e urisë. Është kombinim i fortë i vitaminave të grupit B, kalciumit, kaliumit dhe folateve. Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të trurit, funksionimin e qelizave të trurit e madje ndihmon edhe në uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe të rrezikut nga sulmi në tru.

SPINAQI, LAKRA JESHILE ...

Kur flasim për perimet, duhet t'i konsumoni ato që posedojnë më pak kalori, e që kanë vlera të larta ushqyese. Plot me vitamina, minerale dhe fitokemikate, fibra, lloje të caktuara të këtyre perimeve 'armatosin" organizmin tuaj, duke ndihmuar kundër sëmundjeve të zemrës, por edhe të kancerit. Lakra jeshile, spinaqi, janë të preferuar nga ky grup.

(Kosova Sot Online)