Dieta me portokall dhe vezë: 6 kg për 15 ditë

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 17:47
Dieta me portokall dhe vezë: 6 kg për 15 ditë

Dietat janë mënyra më e shpejtë për të rënë në peshë, por duhet të keni parasysh se dietat që mundësojnë rënie të shpejtë nga pesha  nuk janë aspak të shëndetshme dhe mund t’ju japin dyfishin e peshës së humbur nëse nuk mbani një regjim të rregullt ushqimor edhe pas tyre.

E hënë

Mëngjesi: 1 portokall, 1 biskotë integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer

Dreka: 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht ose kos

Darka: 2 domate, 2 vezë të ziera, 1 kastravec, 1 fetë bukë integrale

E martë

Mëngjesi: 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer

Dreka: 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht, 2 biskota integrale

Darka: 125 gr mish vici, 1 domate, 1 filxhan çaj pa sheqer

E mërkurë

Mëngjesi: 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer

Dreka: 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht, pak sallatë jeshile

Darka: 125 gr mish vici, 1 portokall, 1 fetë buk integrale

 E enjte

Mëngjesi: 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer

Dreka: 125 gr djathë i bardhë, 1 domate, 1 fetë bukë integrale.

Darka: 125 gr mish vici, 2 domate, 1 fetë bukë integrale, 1 mollë jeshile

 E premte

Mëngjesi: 1 portokall, 2 biskota integrale, kafe ose çaj

Dreka: 200 gr peshk, 1 domate, 1 fetë bukë integrale

Darka: 500 gr perime të ziera (karrota, bizele, brokoli, patate etj), 1 vezë, 1 domate.

Në fundjave mund të hani çfarë të doni, por pa e tepruar. Javën e dytë rifillojeni dietën nga fillimi.

Gjatë dietës duhet të pini 2 l ujë në ditë.

KUJDES! Ju lutem konsultohuni me mjekun tuaj përpara se ta nisni dietën sepse trupa të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme.

(Kosova Sot Online)