AstraZeneca më efikase se Pfizer – BioNTech, shifrat tregojnë të vërtetat për vaksinat

  • A.P /
  • 22 March 2021 - 23:02
AstraZeneca më efikase se Pfizer – BioNTech, shifrat tregojnë të vërtetat për vaksinat

Dhjetëra vende, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit. Kjo ka ndodhur pas raporteve të javës së kaluar se disa njerëz në Danimarkë dhe Norvegji kanë pësuar mpiksje gjak pas vaksinimit.

Nga nisi e gjitha?

Danimarka ishte vendi i parë që ndaloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, pas raporteve për mpiksje gjaku te disa njerëz. Pasi një person mori dozën e parë të AstraZeneca ndërroi jetë si pasojë e trombozave të shumta. Në disa shtete të tjera pati raste të ngjashme me atë të Danimarkës dhe shumë shpejt vaksina u pezullua, duke përhapur edhe panik tek njerëzit.

Por a është vërtetë AstraZeneca përgjegjëse për trombozat?

Deri më tani Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe OBSH’ja i kanë hedhur poshtë pretendimet e ngritura se AstraZeneca rrezikon jetën e njerëzve. EMA ka thënë se nuk ka asnjë indikacion se vaksina e AtraZeneca ka shkaktuar problemet me mpiksjen e gjakut. Të njëjtën gjë ka pohuar edhe OBSH’ja, që po ashtu ju ka bërë thirrje vendeve eoropiane që të rinisin sërish vaksinimin me AstraZeneca.

Në Britaninë e Madhe më shumë se 1 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë nga AstraZeneca dhe nuk ka pasur asnjë lloj shenje të rritjes së vdekjeve apo mpiksjes së gjakut. Ndërkohë në të gjithë Europën deri më tani janë vaksinuar 17 milionë njerëz me këtë vaksinë dhe janë regjistruar më pak se 40 raste me trombozë.

A është AstraZeneca po aq e sigurt sa Pfizer?

Një studiues gjerman, Martin Moder, ka publikuar së fundmi disa të dhëna në lidhje me këto dy vaksina. Sipas statistikave në 10 milionë vaksina që janë bërë me AstraZeneca, vetëm 13 persona kanë pësuar trombozë, ndërsa për sa i përket Pfizer vetëm 15.

Sipas këtyre të dhënave, bie menjëherë poshtë hipoteza se AstraZeneca është më e rrezikshme se vaksinat e tjera që po merren në Europë. Po ashtu, personat që kanë marrë vaksinën e Oksfordit nuk janë shtruar në spital dhe nuk ju është rrezikuar jeta për shkak të Covid-19.

Por pse është pezulluar vaksinimi me AstraZeneca?

Shumë e kanë cilësuar pezullimin e vaksinës AstraZeenca nga shtete evropiane si një “ndëshkim” për Britaninë e Madhe pas daljes nga BE. Mjeku i njohur shqiptar, Tritan Kalo, është shprehur se AstraZeneca është shumë më efikase dhe praktike se Pfizer.

“Së pari është katër herë më e lirë se Pfizer- Biontech, së dyti ruhet si vaksinat e tjera dhe jo në -80 gradë si Pfizer-Biontech, së treti është pothuajse po aq efikase sa vaksina e Pfizer-Biontech… Në mbyllje, është thjesht një ndëshkim i Britanisë post-brexit. Politikë përtej arsyes e nevojave njerëzore”, u shpreh mjeku.

(Kosova Sot Online)