Lexoni edhe:
Zbuloni si ndikon konsumi i kanellës në shëndetin e veshkave
Ndoshta mund të jetë efikase në vrasjen e vampirëve, por hudhra mund t'i mbajë gjallë njerëzit në shumë mënyra, e jo vetëm në një mënyrë, thonë hulumtuesit. Ata thonë se nutrientet që gjenden në hudhër ofrojnë mbrojtje për trurin, duke e mbrojtur atë prej plakjes dhe sëmundjeve. Madje, sipas tyre, hudhra posedon potencial të mjaftueshëm sa të parandalojë sëmundjet neurologjike të njohura si sëmundja e Alzheimer-it dhe e Parkinson-it. Hulumtuesit nga universiteti në Misuri kanë zbuluar një karbohidrate që është kyçe në këtë super ushqim.
Zbuloni si ndikon konsumi i kanellës në shëndetin e veshkaveLexoni edhe:
'Hudhra është një nga ushqimet më të konsumuara të konsumit të gjerë', thotë Zezong Gu, profesor i patologjisë dhe lideri i studimit. 'Shumica e njerëzve e konsiderojnë atë si super-ushqim, pasi që squfuri në hudhër është një substancë, që lufton inflamacionet dhe njihet si një antioksidues i madh'. Shkencëtarët edhe më tutje janë duke zbuluar mënyra të ndryshme të dobive të hudhrës për organizmin e njeriut. Studimi i fundit ishte përqendruar në karbohidratin e hudhrës të njohur si "FruArg" dhe rolin e saj mbrojtës. Shkencëtarët kanë shikuar mundësitë që kjo substancë pos se do të përmirësojë, ka aftësinë edhe të kthimit të trurit në gjendjen e mëparshme, të shëndoshë.
(Kosova Sot Online)