Ilaçet natyrale për shërimin e laringjitit

  • E.K /
  • 23 March 2021 - 11:25
Ilaçet natyrale për shërimin e laringjitit

Laringjiti zakonisht shkaktohet si pasojë e stresit të tepërt në litarët e zërit. Inflamacioni i fytit, kolla e thatë, zëri i ngjizur janë disa nga simptomat. Sikurse edhe shumica e inflamacioneve mund të shërohet me antibiotikë, por për të gjithë ata njerëz që dëshirojnë ta shërojnë në mënyrë natyrale, ju paraqesim mënyrë.

SHURUPI I QEPËS

Përgatiteni lehtë shurupin kundër inflamacioneve të laringjitit. Zieni 4 gota ujë e më pas shtoni copë të qepës së imtësuar. Përziejeni derisa masa të shndërrohet në shurup. Shtoni pesë lugë të shurupin në një gotë me ujë e më pas edhe lëng limoni dhe mjaltë për shije.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili është vërtetuar si ilaçi natyral për fytin. Lëngu i tij dihet se zbut irritimet në muret e kutisë së zërit. Merrni rrënjë xhenxhefili, i zieni e më pas përgatitni çaj prej xhenxhefili.

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës është e pasur me përbërës antibakterialë, që po ashtu vret të gjitha bakteret e dëmshme, kështu që mund ta përdorni edhe në shërimin e laringjitit. Shtoni dy lugë uthull të mollës në gjysmë gotë me ujë, e më pas i shtoni mjaltë. Konsumoni dy herë në ditë këtë përzierje për t'i vrarë bakteret që shkaktojnë inflamacionet.

LËNGU I LIMONIT

Lëngu i limonit po ashtu është një ilaç i shkëlqyeshëm në zbutjen e irritimeve të laringjitit. Po ashtu vret bakteret që e shkaktojnë këtë irritim. Pini lëng të freskët limoni në mëngjes apo krijoni një lëng për ta shpëlarë fytin. Shtoni pak kripë në lëngun e freskët të limonit, e kur të tretet ia shtoni një gotë ujë të vakët. Shpëlajeni fytin disa herë gjatë ditës.

UJI

Konsumoni sasi të madhe të ujit. Nëse e bëni këtë, atëherë përmes ujit do të hidhni jashtë shumicën e helmeve të grumbulluara në trup. Po ashtu kjo mënyrë do t'ju lirojë edhe nga irritimet. Por, shmangni ujin e ftohtë. Nëse dëshironi ujit mund t'i shtoni limon në mënyrë që efekti i shpëlarjes së organizmit të jetë më i efektshëm.

MJALTI

Dihet fare mirë efekti shërues i mjaltit. Po ashtu përmes përbërësve të tij mjalti redukton irritimet. Përdoreni mjaltin si shurup, duke përdorur një lugë mjaltë të pa përpunuar gjatë ditës. Po ashtu mund ta përzieni së bashku mjaltin dhe limonin për të përgatitur një çaj.

(Kosova Sot Online)