Katër shenja se mund të pësoni infarkt brenda muajit

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 11:58
Katër shenja se mund të pësoni infarkt brenda muajit

Nëse dini ta dëgjoni organizmin tuaj dhe mësoni të njihni disa shenja, mund të ndaloni që nesër të pësoni sulm në zemër.

JENI SHUMË TË LODHUR OSE JU MUNDON PAGJUMËSIA

Nëse për një kohë ndiheni të lodhur, më të lodhur se herëve tjera, kjo do të thotë se arteria koronare është tkurrur në masë të madhe. Me pakësimin e gjakut në zemër shtohet puna e pompës së zemrës, e për këtë nuk mund të flini.

MBETENI PA FRYMË

Femrat të cilat mbeten pa frymë janë nën rrezik të madh për të pësuar sulm në zemër. Puna është se sistemi respirator dhe kardiovaskular varen nga njëritjetri. Kur zemra merr pak gjak, e me këtë edhe mushkëritë disponojnë më pak oksigjen, për pasojë vështirësohet frymëmarrja.

PLOGËSHTI E MUSKUJVE

Zvogëlimi i qarkullimit të gjakut bën që gjithë trupi të vuajë nga mungesa e oksigjenit. Qarkullimi është gjithnjë e më i dobët, kështu që muskujt nuk mund të punojnë në mënyrë normale.

MARRAMENDJE, MUNDIM DHE DJERSITJE

Nëse nuk shpjegoni pse ju merren mendtë apo pse ju kaplon një djersitje e ftohtë, është shumë e mundur që të jeni në gjendjen e para infarktit. Kjo simptomë vërehet te personat që ngrihen shpejt, sepse gjaku nuk arrin me kohë deri në tru.

(Kosova Sot Online)